
Franck Kessie ende nuk ka vendosur për të ardhmën e tij, pas përfundimit të kontratës me Milanin në vitin 2022.
Lojtari i Bregut të Fildisht nuk ka arritur marrëveshje për vazhdim të kontratës me Milanin.
Kjo pasi Kessie po kërkon rreth 8 milionë në vit, ndërsa drejtuesit e Milanit i kanë ofruar rreth 5 milionë në vit, përcjell ORAinfo.

Kjo ka bërë disa ekipe të interesohen në transferimin e 24 vjeçarit.
PSG dhe Chelsea janë dy ekipe që kanë shprehur interesim për Kessie.
24-vjeçari ka ‘marrë oferta të bujshme’ nga këto dy ekipe.
Kessie ka një ofertë me vlerë 8 milionë euro në vit nga Chelsea, ndërsa Paris Saint-Germain kanë rritur në 10 milionë euro duke përfshirë bonuset, që do të thotë se qëndrimi i Kessie në Milan është duke shkuar drejt fundit. /ORAinfo/