Kessie mbetet në Milan?

17:58 | 27 April 2020

Kessie mund të mbetet në Milan.

Mesfushori shkatërrues është i vendosur të qëndrojë në “San Siro” edhe pse spekulohet për një largim të tij

Franck Kessie do të donte të mbetet në Milan, shkruan Express.

Menaxheri i futbollistit është shprehur optimist se mesfushori nga Bregu i Fildishtë do të jetë pjesë e projektit të “Rossoneri”.

Sidoqoftë, kohëve të fundit spekulohet se interesim për 23 vjeçarin kanë shfaqur klubet e Premierligës.

Kessie kishte zbarkuar në “San Siro” në vitin 2017 nga Atalanta.

Ai ishte pjesë e rregullt e ekipit të parë të Kuqezinjve në dy sezonet e fundit.

Përfaqësuesi i Bregut të Fildishtë kishte rënie të formës në vitin e fundit.

Sidoqoftë, ai e ka fituar besimin e trajnerit Stefano Pioli, i cili mund të jetë përcaktues për qëndrimin e tij tek “Rossoneri”.

Komento: