Javët e fundit, Milano ishte përpjekur të gjente një mënyrë që Franck Kessie të kthehej në Itali, pasi mesfushori ishte ngecur në Bregun e Fildishtë për shkak të shpërthimit të Coronavirus. Tani, situata është zgjidhur.
Mediat në Itali raportojnë se Franck Kessie zbarkoi sot në Milano. Kësisoj i gjithë ekipi i Stefano Pilolit është bashkuar, përcjell ORAinfo.
Para se të vazhdojë testet, Milani do të duhet të presë autorizimin nga FIGC dhe rajoni i Lombardisë.
Normalisht, një karantinë 14-ditore do të kërkohej, por siç ndodhi me Ibrahimoviç, dy teste negative janë të mjaftueshme nëse jepet leja.
Në ditët në vijim, qeveria pritet të lejojë stërvitjen kolektive, pasi lojtarët aktualisht janë duke punuar individualisht në Milano.
Nëse sezoni do të rifillojë më 13 qershor, megjithatë, ata do të duhet të fillojnë së shpejti trainimet. /ORAinfo/