
Mesfushori i AC Milan, Franck Kessie ka të ngjarë të bëjë zgjedhjen e tij të klubeve për të nënshkruar në një transferim të lirë këtë verë.
Aktualisht ka një histeri të dyfishtë rreth Kessie-t, pjesa e parë e së cilës lidhet me të ardhmen e tij, pasi mesfushorit i kanë mbetur vetëm disa muaj nga kontrata e tij që skadon në qershor 2022 dhe ai duket se është shumë larg rinovimit, përcjell ORAinfo.

Pjesa e dytë është sepse niveli i tij i paraqitjeve nuk ka qenë aq i qëndrueshëm sa sezoni i kaluar, duke sugjeruar që mendja e tij mund të jetë diku tjetër.
Calciomercato raporton se Kessie ka shumë admirues dhe nuk do të ketë mungesë opsionesh nëse me të vërtetë merr vendimin përfundimtar për t’u larguar nga Milan.
Ai mund të qëndrojë në Itali sepse si Juventusi ashtu edhe Interi janë të etur për nënshkrimin e tij, por klubet më të interesuara janë aktualisht Barcelona në La Liga dhe më pas Tottenham në Premier League.
Javën e ardhshme agjenti i tij pritet të arrij në Barcelonë për t’i biseduar kushtet e lojtarit. /ORAinfo/