Kessie pritet të largohet nga Barcelona, befason me Ligën kur pritet të transferohet

10:05 | 14 Nëntor 2022

Dy klube të Premierligës e duan Kessien

Franck Kessie nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme eksperiencën në Barcelonë.

Për këtë arsye, ish-futbollisti i Milanit mund të largohet nga “Camp Nou” në afatin kalimtar të janarit.

Sipas mediumit spanjoll “Sport”, interesim për mesfushorin nga Bregu i Fildishtë kanë shfaqur klubet e Premierligës, Aston Villa e Fulham.

Barcelona është e hapur për një largim të mundshëm të futbollistit për shkak të problemeve financiare.

“Blaugrana” e kishin marrë futbollistin nga “Rossoneri” si lojtar të lirë, ndërsa tash mund të përfitojnë nga shitja e tij.

Aston Villa e ka ndërmend t’i ofrojë 14 milionë euro për lojtarin, kurse Fulhami e ka një ofertë më të mirë: 22 milionë.

Flitet se interesim për futbollistin kualitativ dhe luftarak ka shfaqur edhe Juventusi në Itali.

Komento: