Barcelona konfirmon katër kapitenët e saj për sezonin e ri.
Barcelona ka konfirmuar katër kapitenët e saj për edicionin e ri.
Klubi katalunas ka bërë të ditur se shiritin e liderit në fushë do ta bartë Marc-Andre Ter Stegen, Sergi Roberto, Ronald Araujo dhe Frenkie De Jong.
Një befasi madhe është se Barcelona e ka anashkaluar kapitenin e Polonisë, Robert Lewandowskin.
Është e drejtë të thuhet, sulmuesi polak është ende i ri në skuadër kur krahasohet me lojtarët të cilëve u është dhënë përgjegjësia.
Largimi i Sergio Busquets dhe Jordi Alba këtë verë, i shtuar edhe largimi i Gerard Pique më herët bëri të nevojshme ndryshimet.
Një tjetër lëshim surprizë është Ousmane Dembele. Por, francezi tashmë ka deklaruar se nuk dëshiron të jetë kapiten.