
Gjykata Speciale po vazhdon t’i ftojë në intervistim ish-pjestarët e UÇK-së.
Pas Sejdi Berishës nga Kijeva e Malishevës, i ftuari i radhës është Nevzat Kryeziu nga Suhareka.
Lajmin e ka konfirmuar kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati.
‘’Tash u njoftova se ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale, edhe veterani Nevzat Kryeziu nga Suhareka, pjesëtar i Zonës Operative të Pashtriut’’, përfundon Gucati.