Gjashtë ish-deputetët e VV-së që kanë mbetur pa ulëse në Kuvend pasi nuk kanë marrë votat e duhura.
Gjashtë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje në legjislaturën e fundit të Kuvendit: Xhelal Sveçla, Drita Millaku, Shemsi Syla, Ali Lajçi, Ismajl dhe Sami Kurteshi, nuk kanë arritur të sigurojnë ulëse në Parlament.
Xhelal Sveçla, i cili përfaqësoi Lëvizjen Vetëvendosje në Kuvend, ka arritur t’i grumbullojë 6572 vota, e që në renditjen e përgjithshme ka zënë vendin e 38 – të pamjaftueshme për të siguruar një karrige të deputetit.
Sami Kurteshi ka marrë vetëm 3523 vota dhe është renditur i 73-ti, kundrejt Ismajl Kurteshit, i cili ka marrë 6408 vota, po ashtu të pamjaftueshme për t’u bërë deputet..
Ish-deputeti, Shemsi Syla, ka arritur që t’i grumbullojë 4317 vota, kurse Drita Millaku 7012 vota. Të dy kanë mbetur jashtë Kuvendit të Kosovës.
Ali Lajçi, deputeti nga Peja që përfaqësoi Vetëvendosjen në legjislaturën e fundit, nuk arriti të rizgjedhej deputet. Ai mori vetëm 3.603 vota në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.
Listën e Lëvizjes Vetëvendosje për deputetë e kryeson lideri i këtij subjekti, Albin Kurti, i cili ka siguruar mbi 181 mijë vota, duke u pasuar nga Glauk Konjufca me mbi 72 mijë vota.