Këta janë 3 kandidatët qe mund ta zëvendësojnë Gattuson

15:42 | 28 Maj 2019

Milan ka nisur punën për të gjetur trajnerin e ri që do ta udhëheqë skuadrën nga sezoni i ardhshëm.

Gennaro Gattuso ka njoftuar largimin nga Milani, pas dështimit që edhe këtë vit ta kthente skuadrën në Ligën e Kampionëve.

Tani Rossonerët duan ta gjejnë njeriun me të cilin shpresojnë se do t’i kthehen sukseseve.

Tre janë emrat që pëlqehen nga drejtuesit e Milanit dhe Gazzetta dello Sport ka zbuluar se kush janë ata.

Foto: Leonardo Jardim

Leonardo Jardim që është trajner i Monacos, Marco Giampaolo i Sampdorias dhe Eusebio Di Francesco aktualisht i papunë, pas shkarkimit nga Roma.

Foto: Marco Giampaolo

Ai që preferohet më shumë është Di Francesco edhe për faktin që nuk ka asnjë angazhim me skuadra të tjera, por edhe Jardim i cili ka pasur suksese me ekipin francez ndër vite.

Foto: Eusebio Di Francesco

Në ditët në vijim do të mësohet se kush do të jetë trajneri i cili do ta drejtojë Milanin për vitet e ardhshme.

Komento: