Këta janë aktorët kryesor të serialit “Mos ma lësho dorën”

08:44 | 06 March 2019

Këta janë aktorët kryesor të serialit “Mos ma lësho dorën”.

“Mos ma lësho dorën”, është serial i ri që ka filluar të transmetohet në ekranin e RTV21. Rrëfim krejt i veçantë, kryeprotagonistë me karaktere të paharrueshme.

Feride, grua në moshë e suksesshme në biznes, e shquar për mirësi. Nipi i saj Xhenk djalë ambicioz. Azra synon të arrijë suksese, ndërsa kujdeset për vëllain e saj autist.

Çfarë rastsësi krijon jeta, kur Azra e njofton Xhenkun? Emocione dhe mesazhe mbresëlënëse nga episodi në episod. Pse nuk u lëshohet dora njerëzve të dashur? Përjetoni edhe ju dallgët që befasishëm ndryshojnë fatin si asnjë serial tjetër.

“Mos ma lësho dorën” sjellë ndjesi të papërsëritshme. Ne ju sjellim detaje nga jeta e disa prej personazheve të serialit “Mos ma lësho dorën”, episodi i parë i të cilit është transmetuar mbrëmë në
RTV21.

Alina Boz

Aktorja e re turke, Alina Boz u bë e njohur në rolin e “Hazallit” në serialin “Paramparca”, jo vetëm për publikun turk, por në gjithë vendet ku është shfaqur ky serial. Me talentin e saj të aktrimit që e ka treguar me këtë rol asaj i janë hapur shumë dyer. Aktorja tani luan rolin kryesor në serialin “Mos ma lësho dorën”.

20 vjecarja luan rolin e Azrës në këtë serial. Alina Boz është një aktore turko-ruse. Ajo ka lindur në Moskë, Rusi. Nëna e Alinës ‘Olga’ është ruse, ndërsa babai i saj është turk. Ajo ka jetuar në Rusi deri në moshën 7 vjeçare.

Në vitin 2005, ajo shkoi në Stamboll për shkak të punës së babait të saj. Ajo filloi shkollën fillore në Stamboll. Pasi u zhvendos në Turqi, ajo filloi të mirret me vallëzim dhe teatër.

Alp Navruz

Alp Navruz është aktori turk i cili tek ne u bë i njohur përmes rolit të “Sinanit” në serialin “Zonja Fazilet dhe të bijat”, tani luan rolin e protagonistit në serialin “Mos ma lësho dorën”.

Alp Navruz ka lindur më 15 janar të vitit 1990 në Stamboll të Turqisë. Alp Navruz diplomoi në Departamentin e Gjuhës dhe Letërsisë Turke në Universitetin “Yildiz Technical University” (YTU).

Ai filloi të luante në shfaqje teatrore që shkroi në shkollën fillore dhe më vonë ai mori mësime nga mjeshtër në Turqi si Altan Erkekli dhe Cihan Ünal.

Kur ka filluar karrierën e tij si model, Alp Navruz është interesuar për not dhe gjuajtje me hark. Alp Navruz e do shkrimin dhe shkruan poezi dhe tregime, shkruan rtv21.tv

Seray Gözler

Aktorja e njohur turke, Seray Gözler emri i vërtetë i të cilës është Seray Gözler Yeniay, ka lindur më 27 shtator të vitit 1961 në Adana. Ajo diplomoi në Departamentin e Teatrit, Universiteti Mimar Sinan.

Seray është e martuar me aktorin turk Saydam Yeniay dhe ka një fëmijë Ege Yeniay. Seray ka luajtur shumë role në teatër, film dhe seriale.

Me rolin e “Ferides”, gjyshes së “Xhenkut” në serialin “Mos ma lësho dorën”, ajo ka rrëmbyer vëmendje të madhe.

Dolunay Soysert

Në serialin “Mos ma lësho dorën” luan rolin e njerkës së “Azrës”, kjo është aktorja e njohur turke Dolunay Soysert.

Ajo ka rol negativ në këtë serial. Dolunay Soysert ka lindur në Adana të Turqisë. Ajo diplomoi në Universitetin e Stambollit në departamentin, Arkeologji dhe Histori e Artit.

Pasi studioi për teatër në Qendrën e Artit “Müjdat Gezen”, ajo punoi në Teatrin e Qytetit të Stambollit për katër vjet. Soysert ishte e martuar me aktorin Sinan Tuzcu nga viti 2006 deri në vitin 2016.

Komento: