Shpërndarja e Kuvendit, Zenun Pajaziti e Ganimete Musliu nga PDK abstenuan.
Deputetët e legjislaturës së gjashtë kanë votuar sot për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, duke hapur kështu rrugën për të shkuar në zgjedhje.
Nga 92 deputetë që morën pjesë në votim, 89 votuan PRO(1 ka votuar PRO me dorë), 1 kundër dhe 2 abstenime.
Nga të gjithë deputetët, veç një prej tyre votoi kundër shpërndarjes. Ai ishte Milazim Zeka.
Kurse abstenuan, dy deputetët e PDK-së, Zenun Pajaziti dhe Ganimete Musliu, shkruan Reporteri.
Pjesë e kësaj seancë për arsye të ndryshme nuk ishin gjithsej 23 deputetë.