Këta janë deputetët me të cilët Xhavit Haliti nuk flet as në korridor

23:45 | 28 December 2018

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka folur për raportet e tij me deputët e partive të tjera.

Ai ka thënë që ka marrëdhënie të mira me deputetët e AAK-së, të LDK-së e të Nismës, ndërsa ka kritikuar deputetët e Vetëvendosjes për sjelljen e tyre në Kuvend.

“LDK-ja është partia më e madhe dhe duke pasur më shumë deputetë kam më shumë miq. Por edhe me partitë tjera si në AAK-në të gjithë i njoh dhe të gjithë i kam miq. Edhe te Nisma është njësoj. Te Vetëvendosja kanë disa qëndrime ekstreme të tyre. Edhe në LVV kam miq shumë të mirë dhe i respektoj, por nuk i kuptoj në qëndrimin që e mbajnë shumica e tyre, të cilët nuk i shoh duke qëndruar me kolegë deputetë të partive të tjera, madje as nuk të përshëndesin”, ka deklaruar Haliti.

Ndërsa deputetja Flora Brovina nuk ka dashur të flasë për raportet që ka me deputetët e partive të tjera. Mirëpo ajo e ka pranuar që ka simpati për deputetë të partive të tjera, duke mos dhënë ndonjë emër konkret, shkruan zeri.

“Nuk besoj që mund t’i ndaj deputetët sepse ndonjëherë i gëzohem ndonjë deputeti të ndonjë subjekti tjetër që jep një mendim shumë pozitiv ose një argumentim adekuat të një çështjeje. Kam të tillë qoftë edhe nga partia që nuk është e imja dhe është në opozitë. Por ka edhe deputetë që mendojnë që sa më shumë të flasin janë më interesantë dhe janë më aktualë, por bëhen të bezdisshëm”, ka deklaruar Brovina.

Komento: