Dy lojtarë nuk po pranojnë të largohen nga skuadra e Juventusit.
Juventusi dëshiron t’i ulë shpenzimet për paga në skuadër dhe dëshiron ta ulë moshën mesatare, por Sami Khedira dhe Gonzalo Higuain nuk do t’ia bëjnë këtë punë bardhezinjve të lehtë.
Blaise Matuidit iu shkëput kontrata para kohe me pajtim të dy palëve, pasi që ai arriti marrëveshje për ta vazhduar karrierën me klubin amerikan, Inter Miami, në MLS.
Bardhezinjtë e bënë të qartë planin për ta ulur moshën mesatare të skuadrës përmes deklaratës së presidentit të klubit, Andrea Agnellit, pas eliminimit nga Liga e Kampionëve në rundin e 1/8 të finales nga Lyoni.
Pagat e larta veçse janë gjithashtu një problem të cilin Juventusit dëshiron ta zgjidhë, kështu që Matuidi, Khedira dhe Higuain janë tre lojtarët që trajneri i ri Andrea Pirlo i ka zgjedhur për t’i sakrifikuar nga skuadra për t’i ulur shpenzimet.
Megjithatë, Gazzetta dello Sport raporton se Khedira dhe Higuain deri më tani nuk po pranojnë ta shkëputin kontratën para kohe.
Higuain paguhet 7.5 milionë euro në sezon, ndërsa Khedira raportohet se i merr gjashtë milionë euro në vit.