Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Klinë, ku të vrarë me armë zjarri në një lokal, kanë mbetur Rexhep dhe Albison Shlivova nga fshati Jashanicë.
Portali Klina.Info ka publikuar fotografitë e dy viktimave, të cilët u qëlluan me armë zjarri derisa po qëndronin në një lokal, në qendër të qytetit, sipas këtij portali dy viktimat Rexhepi dhe Albisoni ishin mes vete djem të axhes.
Njëri nga viktimat që u qëlluan me armë zjarri ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa viktima tjetër ka ndërruar jetë në Spitalin e Pejës, pasi që nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra.