Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur në Gjakovë, të dielën.
Dy viktimat e këtij krimi janë vëllezër, ndërkaq i dyshuari për vrasjen e tyre është arratisur.
Express ka mësuar prej burimeve brenda Policisë së Kosovës për emrat e viktimave.
Bëhet fjalë për Blerim Islamaj, i lindur në vitin 1981 dhe Haxhi Islamaj, i lindur në vitin 1985.
Këtë vrasje për Gazetën Express, më herët e ka konfirmuar Sheremet Elezaj, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës.
”Mund t’ju konfirmoj se sonte rreth orës 20:20 kemi pranuar informatë se në fshatin Madanaj-Gjakovë dy persona dyshohet të jenë qëlluar me armë zjarri. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e dy personave meshkuj të moshës madhore. Në këto momente janë duke u ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin”, ka thënë ai.