Këta janë dy vëllezërit që u plagosën në Istog, sulmuesi emër i njohur për policinë

20:15 | 02 Maj 2026

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të tentim vrasjes që ka ndodhur të premtën në Istog.

Në raportin e Policia e Kosovës është bërë e ditur se, dy vëllezër janë sulmuar fizikisht me mjete të forta dhe me thikë nga tre persona, të cilët gjenden në arrati.

Burimet e IndeksOnline kanë pohuar se të dy vëllezërit e sulmuar janë Artor dhe Donat Maraj ndërsa i dyshuari është Vigan Qelaj.

Të njëjtat burime bëjnë të ditur se kjo ka ndodhur shkak i një konflikti të mëhershëm.

‘’VRASJE NË TENTATIVË / Istog 01.05.2026 – 16:05. Dy viktima meshkuj kosovarë –vëllezër, kanë raportuar se derisa kanë qenë në veturën e tyre në afërsi të një autolarje janë sulmuar fizikisht me mjete të forta dhe thikë nga tre të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe gjende në arrati. Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar’’, thuhet në raportin e PK-së.

Komento: