Këta janë emrat e deputetëve të rinj të LDK-së që do të zënë vendet e ministrave

10:10 | 03 Shkurt 2020

Sot pritet të votohet Qeveria e Albin Kurtit.

Zgjedhja e qeverisë së re pritet të sjellë ndryshime edhe në përbërjen e Kuvendit të Kosovës, kjo pasi disa deputetë do të marrin poste në ekzekutiv.

Deputetët e LDK-së të cilët pritet të emërohen ministra janë Lumir Abdixhiku, Besian Mustafa dhe Anton Quni, ndërsa Avdullah Hoti do të jetë zëvendëskryeministër.
Kjo do të thotë se vendet e tyre duhet të plotësohen në Kuvend.

Në radhë për t’u bërë deputetë nga kjo parti janë Fidan Rekaliu, Shkumbin Gashi, Xhavit Ukaj, Hatim Baxhaku dhe Besa Gaxherri

Komento: