Këta janë emrat e të dyshuarve në rastin e Telekomit

16:12 | 06 Mars 2020

Emrat e të dyshuarve në rastin e Telekomit.

Emrat e katër personave të dyshuar në rastin e Telekomit.

Ata janë Armend Osaj, Isa Smajlaj, Naim Gashi dhe Fatmir Tërnava, raporton Ekonomia Online.

Nëpërmjet një komunikate Policia e Kosovës ka bërë me dije se katër të dyshuar janë duke u intervistuar mbi dyshimin e bazuar për përfshirje në veprat penale ‘keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar’ dhe ‘lidhje e kontratës së dëmshme’.

Policia ka dhënë edhe detaje të tjera.

“Operacioni policor ka përfshirë bastisjen e katër (4) zyrave të Telekomit të Kosovës, zyrat qendrore në Prishtinë, me qëllim të gjetjes së provave materiale lidhur me dyshimet e ngritura rreth nënshkrimit të një kontrate në dhjetor të vitit 2019, ku dyshohet se buxheti i Telekomit të Kosovës është dëmtuar me një shumë prej mbi njëqind mijë (100,000.00) euro”, ka bërë me dije Policia.

Komento: