Këta janë gjashtë futbollistët që Interi po i përcjell në Katar

11:18 | 22 November 2022

Gjashtë futbollistët që Interi po i përcjell në Katar.

Raportet në Itali tregojnë së Sulmuesi i Francës, Marcus Thuram nuk është lojtari i vetëm që Interi është duke e përcjellë në Katar, duke përmenduar edhe pesë të tjerë që janë në agjendën e Zikaltërve

Gjigantët e Serie A janë në kërkim të forcimit të skuadrës së tyre në janar por duke kërkuar lojtar që nuk ju kushtojnë shumë.

Thuram, i cili është lojtar pa kontratë në qershor është njëri prej synimeve të tyre primare dhe drejtori sportiv Piero Ausilio ka ateruar në Katar për ta përcjellë djalin e Lilianit në aksion me Francën.

Gazzetta raporton që javën e kaluar transferimi i mundshëm i Thuramit në Inter në janar mund të bëhet në rast se një lojtar largohet nga Meazza në verë, me Romelu Lukaku që mund të jetë në këtë listë për shkak se mungojë në pjesën e parë të sezonit shkaku i lëndimeve.

Siç shkruan Calciomercato, më shumë lojtar janë në agjendën e Iterit, pasi që Ausilio do të përdorë udhëtimin e tij në katër për të sulmuar disa objektiva. Në mesin e tyre është mesfushori i SHBA dhe i Valencias, Yunus Musah dhe Fabian Rieder, zviceranit që është nën kontratë me Young Boys.

Ekuadoriani Piero Piero Hincapié, që ishte titullar në ndeshjen hapëse të Botërorit kundër Katarit të dielën mund të jetë pjesë e një pazari me Bayer Leverkusen, ku Interi synon ta involvon në këtë transferim edhe Robin Gosens.

Kroati Borna Sosa (Stuttgart) dhe amerikani Antonee Robinson, që është në kontratë me h Fulham, janë disa nga opsionet e tjera për ta zëvendësuar Gosens, nëse gjermani largohet në janar.

Komento: