Këta janë gjashtë super-lojtarët që mund të largohen nga Real Madrid

21:29 | 05 Mars 2019

Vera e vitit 2019 mund të sjellë shumë ndryshime te Real Madrid.

Rezultatet jo të mira, e sidomos humbjet nga Barcelona në dy ndeshjet e fundit, kanë shtyrë Florentino Perezin të mendojë për ndryshime drastike në verën e këtij viti.

Mediet në Spanjë raportojnë Real Madrid po bëhet gati për një operacion të gjerë largimesh.

Emra të mëdhenj si Isco, Gareth Bale, Marcelo, Mariano Diaz, Vallejo dhe Brahim Diaz, janë emrat që mund të largohen nga Real Madrid, përcjell ‘lajmi.net’.

Largimet e mëdha lënë të kuptohet se në Bernabeu do të zbarkojnë emra të mëdha, si Eden Hazard, Harry Kane dhe Mauro Icardi.

Komento: