Këta janë gjyqtarët që do ta drejtojnë ndeshjen Greqi-Kosovë

18:43 | 14 October 2020

Gjyqtarët që do ta drejtojnë ndeshjen Greqi-Kosovë.

UEFA ka caktuar edhe gjyqtarët për ndeshjen e Ligës së Kombeve mes Përfaqësueses së Kosovës dhe asaj të Greqisë.

Kosova është mysafire e Greqisë në ndeshjen e katërt të Grupit 3 të Ligës C në Ligën e Kombeve.

Ky takim do të zhvillohet sot (e mërkurë) me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Spyros Louis” të Athinës.
Tashmë është gjithçka gati për këtë ndeshje, ndërsa dihen edhe emrat e gjyqtarëve që do ta drejtojnë sfidën.

Bëhet fjalë për një katërshe të njohur të gjyqtarëve që vijnë nga Izraeli, të cilët tash e disa kohë gjykojnë në ndeshje ndërkombëtare.

Gjyqtar kryesor do të jetë Roi Reinshreiber, ndërsa ndihmësit e tij apo gjyqtarët anësorë do të jenë Nati Dotan dhe Matityahu Yakobov.

Zyrtari i katër i ndeshjes do të jetë Eitan Shmuelevitz.

Komento: