Këta janë heronjtë e Vjenës, Recep dhe Mikail pasi shpëtuan policët e plagosur

13:00 | 03 November 2020

Heronjtë e Vjenës, Recep dhe Mikail pasi shpëtuan policët e plagosur: Fillimisht menduam se po xhirohej ndonjë film.

Recep Gultekin dhe Mikail Ozen janë heronjtë e Vjenës. Dy vjenezët me origjinë turke rrezikuan jetën e tyre gjatë sulmit të së hënës në mbrëmje në kryeqytetin austriak për të ndihmuar një grua dhe një oficer policie në breshrin e plumbave. Recepi u qëllua atje.

“Respekt për dy djemtë nga Vjena, Mikail dhe Recep, të cilët vënë në rrezik jetën e tyre duke bartur një polic të plagosur”, shkruan Mustafa Durmus nga partia Young SPO Styria. Dhe më tej shtoi se “Turp për këdo që përhap këto video në të cilat këta djem trima quhen terroristë”, transmeton Telegrafi.

Sepse fillimisht u supozua se personi i armatosur fliste turqisht gjatë të shtënave. Tani bëhet e qartë se ishin Recep Gultekin dhe Mikail Ozen, që të dy janë boksierë, raporton blick ch.

Recep Gultekin, menjëherë pas misionit heroik, ai raporton nga një apartament i mbuluar me gjak. Ai thotë, “Djem, jam mirë, nuk keni pse të shqetësoheni. Tani jemi të sigurt. Gjithçka është në rregull”.

“Një goditje e vogël, por mos u shqetësoni, unë jam mirë. Shpresoj që policia të dalë e sigurt. Ne e duam vendin tonë Austrinë. Terrori nuk ka fe, asnjë komb. Pavarësisht nëse është hebre, i krishterë apo mysliman – ne të gjithë qëndrojmë së bashku. Lutuni për Vjenën”, pohoi turku përmes rrjeteve sociale.

Miku i tij, Mikail Ozen i tha portalit turk të lajmeve Hürriyet.com.tr se “Ne dëgjuam të shtëna armësh kur dolëm nga vetura. Ne menduam se ishte një film apo diçka tjetër. Policia vrapoi drejt sulmuesit. Ishte një njeri i vetëm”, thotë Mikail.

Ndryshe, autoritetet austriake kanë raportuar se një prej sulmuesve i vrarë ishte me prejardhje nga Maqedonia e Veriut ndërsa deri më tani bëhet e ditur se pesë persona kanë ndërruar jetë dhe 17 janë plagosur.

Komento: