Koalicioni AAK-Nisma Socialdemokratike-Konservatorët-E30 dhe Ideal ka bërë publike listën me emrat për deputetë që do të garojnë në zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit 2025.
Listës do t’i prijë Ramush Haradinaj i cili është kandidat për kryeministër, ndërsa Fatmir Limaj do të jetë numri dy, derisa vendin e tretë e ka zënë Time Kadrijaj. Në numrin katër është pozicionuar Ardian Gjini derisa Nuredin Lushtaku do të jetë numri pesë.
Numrin gjashtë e ka zënë Albana Bytyqi pas saj Pal Lekaj, ndërsa Bekë Berisha radhitët i teti me radhë, ndërsa Xhevahire Izmaku nga NISMA numrin nëntë. Dhjetëshen e plotëson Besnik Tahiri me numrin 10, shkruan Front Online.
Lista e plotë: