Këta janë lojtarët që mund të fitojnë trofe për herë të parë në fanellën e Barcelonës

21:10 | 17 Janar 2021

13 lojtarët që mund të fitojnë trofe për herë të parë në fanellën e Barcelonës.

Barcelona ka pasur probleme të shumta në fillimin e sezonit, por tani janë në formë tejet të mirë.

Katalunasit janë duke u përballur me Athletic Bilbaon në kuadër të finales së Superkupës të Spanjës, shkruan lajmi.net.

Sipas Mundo Deportivo, 13 lojtarë mund të fitojnë trofe për herë të parë në fanellën e Barcelonës.

Neto Murara, Sergino Dest, Ronald Araujo, Oscar Mingueza, Junior Firpo, Frenkie de Jong, Miralem Pjanic, Pedri, Matheus Fernandes, Antoine Griezmann, Francisco Trincao, Martin Braithwaite dhe Ansu Fati ende s’kanë fituar trofe me katalunasit.

Nga ana tjetër, Messi mund të zë vendin e futbollistit të dytë me më së shumti trofe në historinë e futbollit.

Në rast që fitojnë, argjentinasi do arrijë në numrin e 36 trofe, derisa Dani Alves renditët në pozitën e parë me 42 trofe.

Komento: