Këta janë nënkryetarët dhe sekretari i OVL UÇK-së

18:08 | 28 January 2025
keta-jane-nenkryetaret-dhe-sekretari-i-ovl-uck-se

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka konsoliduar kryesinë e re.

Pas zgjedhjes së Hysni Gucatit, në postin e të parit të OVL UÇK-së tashmë janë zgjedhur edhe nënkryetarët sekretari i kësaj organizate.

Lajmi u bë i ditur nga vet Gucati, përmes një njoftimi.

Ai njoftoi se në pozitën e nënkryetarit janë caktuar: Fatmir Sopi dhe Gazmend Syla, ndërkaq sekretar Ramadan Gashi.

Komento:
loading