Këta janë nënkryetarët e rinj të Kuvendit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Këta janë nënkryetarët e rinj të Kuvendit

16:20 | 26 Dhjetor 2019

Kujtim Shala, Arbërie Nagavci e Memli Krasniqi nënkryetarë të Kuvendit.

Partitë politike të cilat po marrin pjesë në seancën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, pas zgjedhjes së Glauk Konjufcës në postin e kryetarit të Kuvendit, kanë filluar propozimin e kandidatëve për nënkryetar të Kuvendit.

Vetëvendosje ka propozuar Arbërie Nagavcin. Lidhja Demokratike ka propozuar, Kujtim Shalën. PDK ka propozuar Memli Krasniqin për nënkryetar.

Gjatë procesit të votimit në sallë kanë qenë të pranishëm 108 deputetë.

Pro kanë votuar 104 deputetë, 1 votë kundër dhe 3 abstenim.

Komento: