Këta janë nëntë emrat që Bordi do t’i intervistojë për Drejtor të RTK-së

12:57 | 11 Qershor 2022

Bordi i Radiotelevizionit të Kosovës (RTK) do të intervistojë nëntë kandidatë për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të këtij mediumi.

Në takimin për përpilimin e listës së kandidatëve të paraqitur në konkursin publik për këtë vend të lirë të punës ata kanë shqyrtuar aplikacionet e kandidatëve.

Siç thuhet në njoftim, kandidatët të cilët i kanë plotësuar kushtet dhe kriteret e përcaktuara me konkurs dhe që do të ftohen për intervistë janë:

1. Adriana Kutllovci

2. Arbëreshë Arifi-Teli

3. Arta Bajrami

4. Bekim Hasani

5. Bekim Shehu

6. Naser Thaci

7. Shkumbin Ahmetxhekaj

8. Valentina Saracini

9. Ylli Kaloshi

Komento: