Ambasada e Kosovës ofron numrat emergjent pas sulmit terrorist në Zelandë të Re.
Ambasada e Republikës së Kosovës në Kanberra njofton të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës në Zelandën e Re se ka vënë në dispozicion numrat emergjentë për çdo shtetas që mund të ketë nevojë për asistencë konsullore me rastin e sulmit me armë në Christchurch të Zelandës së Re.
Ambasada e Republikës së Kosovës sugjeron të ndiqen këshillat e Policisë së Zelandës së Re dhe autoriteteve tjera lokale deri në tejkalim të situatës në zhvillim.
Kontaktet emergjente janë këto: +61 (02) 261 130366 , +6140 351 7113.
Nga sulmi i sotëm në Zelandë të Re mbetën të vdekur 49 persona derisa dhjetëra janë lënduar.