Këta janë numrat emergjent që ofron Ambasada e Kosovës pas sulmit terrorist në Zelandë të Re – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Këta janë numrat emergjent që ofron Ambasada e Kosovës pas sulmit terrorist në Zelandë të Re

12:36 | 15 Mars 2019

Ambasada e Kosovës ofron numrat emergjent pas sulmit terrorist në Zelandë të Re.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Kanberra njofton të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës në Zelandën e Re se ka vënë në dispozicion numrat emergjentë për çdo shtetas që mund të ketë nevojë për asistencë konsullore me rastin e sulmit me armë në Christchurch të Zelandës së Re.

Ambasada e Republikës së Kosovës sugjeron të ndiqen këshillat e Policisë së Zelandës së Re dhe autoriteteve tjera lokale deri në tejkalim të situatës në zhvillim.

Kontaktet emergjente janë këto: +61 (02) 261 130366 , +6140 351 7113.

Nga sulmi i sotëm në Zelandë të Re mbetën të vdekur 49 persona derisa dhjetëra janë lënduar.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!