Këta janë numrat më të çuditshëm në futboll

20:44 | 25 Shkurt 2020

Në futboll keni pasur mundësinë të shihni edhe numra mjaftë të ҫuditshëm.

Numrat e fanellave janë shumë të rëndësishëm në futboll.

Shumë futbollistë janë të lidhur me numrat që mbajnë në fanellat e tyre, duke i marrë të njëjtin tek të gjitha skuadrat ku luajnë.

Por, gjatë historisë së këtij sporti, ka pasur shumë futbollistë që kanë zgjedhur numra të çuditshëm për fanellat e tyre.

Ivan Zamorano, tek Inter kishte zgjedhur numrin “1+8”, pasi kishte hequr dorë nga numri i tij 9.

Disa nga numrat më të çuditshëm në historinë e futbollit i gjeni në pjesën e mëposhtme:

Edgar Davids: Ish ylli i Barcelonës, te skuadra e Barnet, kishte zgjedhur fanellën me numër 1.

Osvaldo Ardiles: Osvaldo Ardiles mbajti fanellën me numër 1 në Kupën e Botës së vitit 1982, pasi numrat u përcaktuan me alfabet. Përkundër kësaj, Diego Maradona injoroi këtë, mbajti numrin e tij, 10.

Ubaldo Matildo Fillol: Poriteri argjentinas mbajti numrin 7 gjatë Kupës së Botës së zhvilluar në Spanjë.

Ivan Zamorano: Sulmuesi kilian kishte hequr dorë nga numrin 9 pas transferimit te Ronaldos tek Inter, dhe pas kësaj kishte zgjedhur numrin 1+8.

Peruzzi: Poritieri italian te Lazios kishte zgjedhur numrin 70, sepse ishte viti i lindjes së tij.

Ronaldo: Ronaldo mbante numrin 99 te Milan, pasi numri 9 ishte i zënë nga Inzaghi.

Ronaldinho: Rasti i Ronaldinhos duket më i çuditshmi, pasi ai zgjodhi numrin 49 te Queretaro, dhe jo 10, siç jemi mësuar ta shohim.

Komento: