Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në një shkollë të Prishtinës.
Sot rreth orës 16:00, policia ka marrë informacionin se në lagjen Emshir në Prishtinë, saktësisht në shkollën e Bujqësisë, ka ndodhur një përleshje fizike mes disa personave.
Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni, në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga hetuesit e stacionit policor të Jugu si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.
Në këtë rast janë lënduar tre persona :
A. A, mashkull , 16 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës
Sh. B, mashkull , 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe
Sh. A, mashkull , 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
Të lënduarit kanë marrë plagë nga një mjet i ftohët dhe të njëjtit menjëherë janë dërguar në për trajtim mjekësor .
Në kuadër të veprimeve të saj, policia me një intensitet të shtuar ka ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore, me fokus zbulimin e identitetit dhe vendndodhjen e të dyshuarve si dhe ka zgjeruar rrethin e hetimit në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin.
Si rezultat i kësaj policia ka arritur të identifikoj tre persona të dyshuar dhe është në kërkim të tyre.