Këta janë personat që u plagosën pas një rrahje te Gizzi Grill

11:44 | 12 August 2024

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një përleshje fizike që dyshohet se eskaloi në përdorim të armës mëngjesin e sotëm, te Gizzi Grill në Veternik dhe la të plagosur disa persona.

Tre viktimat, një burrë dhe dy vajza janë qëlluar me armë zjarri dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se personat që u plagosën janë: Arben Osmanaj (37-vjeçar), Laura Prenaj (24-vjeçare) dhe Leonita Sadikaj (19-vjeçare).

Viktimat po marrin trajtim mjekësor ndërkohë që në vendin e ngjarjes janë kryer ekzaminimet e nevojshme.

Gazeta ka mësuar tutje se të shtënave me armë iu parapriu një rrahje mes palëve të përfshira.

Policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet për t’i zbardhur rrethanat në të cilat ka ndodhur incidenti.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

Komento: