Këta janë peshqit e padukshëm

14:08 | 17 June 2021

Zbulohen peshqit e padukshëm.

Peshqit e thellësive janë kryesisht transparent. Kjo është një mënyrë për t’i shpëtuar gjahtarëve, por jo të gjitha krijesat e kanë këtë aftësi, pasi duhen edhe kushte të përshtatshme.

Këta peshq që janë të padukshëm, transparencën e kanë në të gjitha organet dhe e vetmja gjë e dukshme e trupit të tyre janë sytë dhe ushqimi brenda stomakut pas një vakti të konsumuar.
Shkencëtarët shpjegojnë se vetëm pas ngordhjes, trupi i këtyre kafshëve kthehet në opak dhe të dukshëm.

Ndërkohë që evolucioni ka ndikuar edhe tek gjahtarët, disa prej të cilëve ka zhvilluar aftësinë për të parë dritën e polarizuar, që reflektohet edhe nga këto gjallesa me trup tërësisht transparent.

Kjo karakteristikë e tyre mund të verifikohet vetëm tek peshqit e detit, pra aty ku ka kripë dhe vetëm nëse jetojnë në thellësi, pasi peshqit e sipërfaqes nuk e kanë të mundur për shkak të dritës së diellit që i prek.

Komento: