Në veri të Kosovës sot është zhvilluar një aksion i gjerë i Njësisë Speciale ku janë prangosur disa persona.
Në këtë aksion ka pasur edhe policë të lënduar të cilët janë jashtë rrezikut për jetë.
Ata po trajtohen në spitalin rajonal të Mitrovicës.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka vizituar disa nga policët e lënduar në aksionin e sotëm policor në veri të Kosovës.
Veseli ka postuar disa fotografi në faqen e tij zyrtare në Facebook duke shkruar se i ka përgëzuar policët për trimërinë dhe profesionalizmin e dëshmuar gjatë operacionit. /ORAinfo/