Këta janë talentët që së shpjeti pritet t’i bashkohen Kosovës

23:40 | 30 August 2020

Zeqiri, Toma dhe Sylisufaj janë emrat që do ta përfaqësojnë Kosovën, thotë Ademi.

Numri një i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, për emisionin “Sport Shoë”, ka zbuluar emrat e tre talenteve shqiptarë që në të ardhmen do ta veshin fanellën e ‘Dardanëve’.

Me këtë, numri një i FFK-së konfirmoi se Kosova po punon shumë në gjetjen e talenteve dhe ndërtimin e skuadrës, siç ka bërë viteve të fundit, që kur Kosova u pranua në UEFA e FIFA – duke ndërtuar një skuadër vërtet cilësore me lojtar që tashmë luajnë nëpër ligat më të forta në Evropë.

“Andi Zeqiri, Bastien Toma dhe Edi Sylisufaj mund të vijnë në shtator te Kosova. Zeqiri është diçka e përfunduar, e ka zgjedhur Kosovën”, deklaroi Ademi.

“Por, e ka mundësinë të luajë për Zvicrën U21, kjo nuk prishë punë, le ta ndihmojë Zvicrën, për shkak të dokumentacionit. Në tetor do ta shihni Zeqirin me fanellën e Kosovën”, deklaroi Ademi.

Kujtojmë se Kosova së shpejti do t’i zhvillojë dy ndeshje, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Kosova fillimisht do të ketë punë me Moldavinë në Itali, me 3 shtator, derisa më pas me Greqinë në “Fadil Vokrri”.

Për këto ndeshje, mund të mungojnë disa futbollistë për shkak të pandemisë, pasi rrezikojnë karantinën kur të kthehen në vendet ku jetojnë dhe luajnë.

Komento: