Top-10 trajnerët që kanë shpenzuar më së shumti, prin Mourinho.
Transfermarkt ka publikuar sot listën e 10 trajnerëve që kanë shpenzuar më së shumti në merkato në histori të futbollit.
I pari është trajneri i Romës, Jose Mourinho që ka shpenzuar 1.85 miliard euro në 116 transferime, shkruan Gazeta Express.
Menjëherë pas tij vjen Pep Guardiola me 1.79 miliard euro, i pasuar nga Ancelotti me 1.49 miliard.
Top-10shen e përmbushin edhe Allegri, Pellegrini, Conte, Simeone, Tuchel, Klopp dhe Emery.