Tre ushtarët amerikanë që u kapën nga ushtria serbe gjatë luftës së Kosovës.
Tre ushtarët amerikanë ishin zënë rob nga ushtria serbe më 31 mars 1999. Televizioni serb kishte shfaqur 3 ushtarët ku shiheshin në uniformë dhe me shenja dhu’ne në fytyrë.
Ushtarët u identifikuan si James Stone, Andrew Ramirez dhe Steven Gonzales.
Tre ushtarët amerikanë ishin pjesë e misionit paqeruajtës në Maqedoni ku gjatë një patrollimi të zakonshëm afër Kumanovës ishin gjendur nën breshërinë e plumbave.
Kundër prangosjes së tyre kishin reaguar zyrtarët e Aleancës Veri-Atlantike.
Ish Ministri i Jashtëm i Britanisë Robin Cook kishte thënë se përgjegjës për sigurinë e tre ushtarëve do të jetë drejtpërdrejt Slobodan Milloshevici.
Cook ishte shprehur se shfaqja e tyre në televizion ishte shkelje e Konventës së Gjenevës që rregullon trajtimin e të bur gosurve.
Ushtarët amerikanë ishin liruar më 1 maj 1999 pas një muaji mbajtje si të bur gosur lufte.