Këta katër trajnerë mund ta marrin drejtimin e Barcelonës – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Këta katër trajnerë mund ta marrin drejtimin e Barcelonës

18:46 | 27 Maj 2019

Skuadra e Barcelonës është në kërkim të një trajneri të ri.

Gazeta prestigjioze spanjolle, ‘Mundo Deportivo’, ka zbuluar listën e ngushtë prej katër emrave, të cilët mund ta zëvendësojnë Valverden tek Barca.

Skuadra nga ‘Camp Nou’ është kapluar nga një krizë që nga humbja e pësuar në ‘Anfield’, kur ishte eliminuar nga Liga e Kampionvëe.

Për ta përkeqësuar situatën edhe më shumë erdhi humbja në finalen e Kupës së Mbretit, në përballjen kundër Valencias.

Pas këtyre ngjarjeve, e ardhmja e trajnerit Ernesto Valverde është vënë në pikëpyetje të madhe, dhe të gjithë po flasin për ‘trajnerin e ri’ të Barcës.

‘Mundo Deportivo’ sot ka zbuluar një listë prej katër emrave, të cilët shihen si potencial për ta zëvendësuar Valverden në stolin katalan, transmeton lajmi.

Unai Emery i Arsenal, ishi i Everton Roberto Martinez, Massimiliano Allegri dhe Ronald Koeman janë katër emrat e përmendur.

Emery është në kontratë me Arsenal, kurse Koeman ka nën udhëheqje kombëtaren e Holandës, dhe kjo situatë do ta vështirësonte punën për Barcën.

Në anën tjetër, Allegri ka bërë të ditur se do t’i ndajë rrugët me Juventus, gjë që e bën më të lehtë rekrutimin e tij.

Mbetet të shihet nëse Barca fillimisht do ta largojë Valverden, dhe pastaj të shihet se cila do të jetë lëvizja e radhës.

Komento: