Këta nxënës në Kosovë u vendosen në klasë si në kotec

20:59 | 27 Shtator 2021

Nxënësit e shkollës “Gjon Serreçi”, vendosen në klasë si në kotec.

Shkolla “Gjon Serreçi” sot nuk pati hapësirë për nxënësit e vet.

Nxënësit e klasës së parë sot u futën në një hapësirë të vogël dhe të bllokuar nga bankat.

Kjo fotografi ka arritur në redaksi nga disa prindër që nuk deshën të identifikohen. Ata të mllefosur kanë zgjidhje të shpejtë për fëmijët e tyre.

Drejtori i shkollës, Nazmi Heta ka thënë se kjo është bërë për shkak të mungesës së hapësirës.

“Ka pasur tentim të sistemimit të tyre. Për shkak të ndërrimit të kursit nga MASHT që të kalohet në skenarët e reduktuar. Sot kemi pasur vështirësi teknike në sistemimin e tyre, po kërkojmë variante në zgjidhjen e problemit meqë kërkohet nga IKSHPK që në klasë të kemi 20 nxënës. Sot në vend që fëmijët të rrijnë në oborr ka qenë më mirë t’i sistemojmë në një hapësirë për një ditë. Kjo ka qenë vetëm sa për tu njoftuar me mësuesen”, tha Heta.

Ai tha për TV Tema se ajo klasë është në anën e shkollës së mjekësisë që ne ekmi marrë në shfrytëzim. Po na paraqiten vështirësi. Do të përpiqemi që të gjejmë hapësira dhe për atë paralele”, tha Heta.

Komento: