Këta persona shpallen në kërkim policor, kërkohet ndihmë nga qytetarët për kapjen e tyre

11:03 | 24 Tetor 2022

Policia e Kosovës në hetimin penal që po zhvillon rreth dyshimeve për rastin e veprës penale “Lëndim i lehtë trupor” nga neni-185 i KPRK-së, të ndodhur në një lokal më rrugën “Bajram Kelmendi” në komunën e Prishtinës, me qëllim të zbatimit efikas të procedurës, kërkon nga publiku i gjerë kontributin e tyre me çfarëdo informacioni që ka, me qëllim të përcaktimit të identitetit të të dyshuarave të implikuar në rast.

Në njoftimin e policisë thuhet se “së këndejmi për t’i mundësuar publikut njohjen më të lehtë dhe përcaktimin e identitetit të të dyshuarve në fjalë, Policia e Kosovës, mbështetur në urdhëresën e nxjerrë nga Prokuroria Themelore – Departamenti i Përgjithshëm, në përputhje me, nenin – 76, paragrafin 2, të KPPRK-së, paraqet para jush edhe fotografinë e të dyshuarve të shpallur në kërkim”.

“Ne vlerësojmë lartë bashkëpunimin me komunitetin për një shoqëri pa krim, andaj presim që informacionet tuaja të kontribuojnë në identifikimin – lokalizimin e të dyshuarve dhe rrjedhimisht edhe arrestimin e tyre”, përfundon policia.

Komento: