Menaxheri i Milanit, Rino Gattuso ka zbuluar se nënshkrimi i ri Krzsysztof Piatek dhe Patrick Cutrone nuk mund të fillojnë së bashku në sulm për rossonerët.
Milan barazoi dje me Napolin dhe Paqueta filloi dhe luajti mirë, ishte Cutrone i cili filloi në sulm. Piatek hyri në pjesën e dytë dhe luajti si sulmuesi i vetëm përcjell ORAinfo.
Pas ndeshjes, bosi i Milanit Rino Gattuso po bisedonte me shtypin për barazimin. Dhe ai shpjegoi pse Piatek dhe Cutrone nuk bëjnë të lujanë së bashku.
“Tani, ata nuk mund të luajnë së bashku jo për shkak të karakteristikave të tyre, por për shkak të ekuilibrit të ekipit. Këtë sezon ne u përpoqëm të luanim shtatë / tetë ndeshje me të dy sulmues”, ka thënë Gatuso./ORAinfo/