Trajneri i Milanit, Rino Gattuso ende ka shpresë se ai mund të jetë ende menaxher i klubit në sezonin e ardhshëm.
“Besoj se do të qendrojë ende këtu”, ka thënë Gattuso.
Pozicioni i Gattusos është vënë në dyshim në javët e fundit, ndërsa klubi tani po përpiqet të hyjë hyjë në katërshen e parë në Serie A për të marrë pjesë në Ligën e Kamopinëve sezonin e ardhshëm.
Milan është i pesti në tabelë, tre pikë prapa Atalanta, përcjell ORAinfo.
Corriere della Sera deklaron se nëse Milan arrin të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm, Gattuso mund të kërkohet të qëndrojë në ‘San Siro’.
Kjo nuk do të thotë se Gattuso me siguri do të qëndrojë, por do të detyrojë udhëheqjen e rossonerit të rishqyrtojë planet e tyre për shkarkimin e Gattuso. /ORAinfo/