Këtë ditë do të bjerë borë në Kosovë

22:47 | 10 Dhjetor 2019

Mësohet se në cilën ditë do të bjerë borë në Kosovë.

Të mërkurën pritet të ketë reshje shiu dhe bore në Kosovë.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, më 11 dhjetor do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje bore në viset malore, ndërsa në viset e ulëta reshje shiu dhe bore.

Të enjten do të jetë mot i vranët dhe i qetë, ka paralajmëruar IHMK.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius.

Komento: