Këtë ditë mbahet ceremonia e dorëzimit të medaljes post-mortem për Beau Biden

17:04 | 30 Korrik 2021

Të dielën mbahet ceremonia e dorëzimit të medaljes post-mortem për Beau Biden.

Të dielën, nën organizimin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, mbahet ceremonia e dorëzimit të medaljes post-mortem për Beau Biden, i cili është dekoruar me iniciativë të presidentes Osmani.

Ajo i ka dërguar letër Presidentit Joe Biden me të cilën e ka ftuar të marrë pjesë në ceremoni nëpërmjet video-adresimit, ka bërë të ditur Bekim Kupina, këshilltar i Presidentes.

Beau Biden ka vdekur nga kanceri në tru në vitin 2015. Ai ka shërbyer në Kosovë pas mbarimit të luftës, përkatësisht më 2001, në trajnimin e gjykatësve dhe prokurorëve vendorë.

Kjo është hera e dytë që Kosova nderon djalin e Presidentit amerikan. Më 2016, në vitin e fundit të Bidenit si nënpresident amerikan, ai së bashku me familjen e tij, kanë vizituar Kosovën, për të inauguruar rrugën Beau Biden afër kampit Bondsteeel.

Komento: