Paul Pogba pritet të largohet nga Manchester United.
Ai nga sezoni i ardhshëm pritet ta djersitë fanellën e Real Madridit.
Në Angli tanimë janë pajtuar që Pogba po transferohet në Madrid, përcjell ORAinfo.
“Pogba pritet të jetë lojtari i duhur për Real Madridin”, raportojnë mediat.
Me transferimin e Pogbas, Zidane synon ta fuqizojë mesfushën, pasi Toni Kroos dhe Isco pritet të largohen gjatë verës nga Reali. /ORAinfo/