Këtë fanellë do ta vesh De Ligt sezonin e ri

10:01 | 10 Maj 2019

De Ligt pritet të largohet nga Ajax gjatë verës.

Ajaxi u eliminua Tottenhami në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Shumë lojtarë të skuadrës kërkohen nga skuadrat e mëdha dhe njëri prej tyre është kapiteni Matthijs De Ligt.

Ai kërkohet nga shumë ekipe dhe Edëin Van Der Sar, para ndeshjes e zgjidhi disi misterin e transferimit të tij në verë.

Drejtori i Përgjithshëm i Ajaxit, tha për Sky Sport: “Besoj se kjo ishte një nga ndeshjet e tij të fundit me ne, pasi ai do të përfundojë në një skuadër të madhe. Mendoj se ai do të shkojë në Angli ose Spanjë”.

De Ligt kërkohet me ngulm nga Barcelona, e duket se edhe lojtari e do transferimin të gjiganit spanjoll.

Komento: