Kryeprokurori i Prizrenit tregon kur do të publikohet raporti për Astrit Deharin.
Brenda kësaj jave pritet të publikohet raporti i ekspertizës për aktivistin e ndjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.
Lajmin e ka konfirmuar për Reporteri.net kryeprokurori i Prizrenit, Admir Shala.
“Brenda kësaj jave përkthehet dhe publikohet. Besoj deri të premten kryhet”, ka thënë shkurt Shala për Reporteri..
Prindërit e Astrit Deharit kishin shkuar në Prizren për ta kërkuar rapotin, por Prokuroria Themelore e Prizrenit nuk ua kishte dhënë.
Pas takimit gati njëorësh me kryeprokrorin Admir Shala, babai i Astrit Deharit, Avniu kishte thënë se kryeprokurori nuk ua dha raportin në gjuhën origjinale, me arsyetimin se ai është duke u përkthyer në shqip.
Dehari ka thënë se nuk kanë besim në institucionet e Kosovës, të cilat, sipas tij, nuk e kanë njoftuar zyrtarisht as për vdekjen e djalit e tij, e as për arritjen e raportit të ekspertizës nga Zvicra.
Kujtojmë se Porkurori Shala ditën kur njoftoi se ka mbërritur në Kosovë raporti kishte deklaruar në një konferencë për media se Prokuroria nuk e di përmbajtjen e raportit, por pas përkthimit të tij opinioni publik do të njoftohet me përmbajtjen, çka kishte kërkuar përmbajtje në deklarime dhe prononcime.