Këtë lojtar nuk po ja blen kush Milanit, Giampaolo i ‘shokon’ të gjithë me vendimin e tij

17:51 | 29 Korrik 2019

Andre Silva ende nuk e ka të sigurt se ku do të luaj sezoni e ardhshëm.

Transferimi i tij në Monaco ka dështuar dhe ende nuk ka ndonjë ofertë për të.

Agjenti i tij, Jorge Mendes ende nuk i ka humbur shpresat dhe po punon për të gjetur një klub të ri për Andre Silva, përcjell ORAinfo.

Por tani mediat italiane shkruajnë se sulmuesi portugez mund të përfundojë duke qëndruar në San Siro edhe për një sezonë.

Në fakt, trajneri i ri i Milanit Giampaolo thuhet se është gati t’ia jep edhe një shans sulmuesin portugez.

Ky vendim i Gampaolo i ka befasuar të gjithë, pasi Silva nuk llogaritej se do të luante sezonin e ri për Milanin. /ORAinfo/

Komento: