Këtë lojtar të skuadrës, Guardiola po e quan ‘të mrekullueshëm’ – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Këtë lojtar të skuadrës, Guardiola po e quan ‘të mrekullueshëm’

20:38 | 15 Mars 2019

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka folur së fundi për lojtarin që po tregohet më ëfektiv në skuadrën e tij.

Sipas spanjollit, është Bernardo Silva ai që është lojtari më efektiv këtë sezon, duke luajtur një rrol të jashtëzakonshëm.

Reprezentuesi portugez erdhi në shprehje pas lëndimit të Kevin de Bruyne, dhe bëri punën me përpikmëri, duke u kthyer tashmë në një pjesë kryesore të formacionit.

“Ne gjykojmë lojtarët nga ajo se çfarë ata japin në fushë dhe Silva ka qenë ndoshta lojtari më efektiv këtë sezon” ka thënë Guardiola, transmeton lajmi.net.

“Unë kam thënë se ai është i mrekullueshëm dhe si ai është i pëlqyer për mënyrën se si sillet” ka thënë tutje Pep.

“Jam i kënaqur. Është një nder për ne, sepse do të thotë se ai dëshiron të qëndroj” ka thënë ndër të tjerash spanjolli.

Guardiola e kishte kërkuar transferimin e portugezit menjëherë pas paraqitjes së tij kundër Man City, sa ishte pjesë e Monacos.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!