Këtë nuk do të mund t’a përballojë Milani! Lajm shumë i keq për të – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Këtë nuk do të mund t’a përballojë Milani! Lajm shumë i keq për të

21:55 | 28 Janar 2019

Nesër do të zhvillohet ndeshja mes Milanit dhe Napolit.

Milani do të jetë pa hiç më pak se gjashtë lojtarë të ekipit të parë në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Italisë kundër Napolit të martën.

Ivan Strinic iu bashkohet Pepe Reinas, Cristian Zapatas, Lucas Biglias, Giacomo Bonaventuras dhe Mattia Caldaras në listën e të lënduarve.

Milan Neës, megjithatë, siguron se kroati do të rikthehet në fundjavë.

Ndërkohë, Krzysztof Piatek pritet të jetë titullar për kuqezinjtë në këtë takim dhe ta bëjë debutimin e plotë, pasi u paraqit si zëvendësues në barazimin 0-0 ndaj Napolit në Serie A të dielën.

Skuadra e Milanit për ndeshje ndaj Napolit: A Donnarumma, G Donnarumma, Plizzari; Abate, Calabria, Conti, Laxalt, Musacchio, Rodriguez, Romagnoli; Bakayoko, Bertolacci, Kessie, Mauri, Montolivo, Paqueta; Borini, Calhanoglu, Castillejo, Cutrone, Piatek, Suso, Tsadjout.

Komento: